Kryeministri Ramush Haradinaj ka marrë pjesë sot në ceremoninë e zbulimit të pllakës memoriale të ushtarëve të KFOR-it, të rënë gjatë shërbimit në Kosovë.
Haradinaj tha me këtë rast se Kosova kujton dhe nderon çdo herë gratë dhe burrat ushtarë të NATO-s që sakrifikuan jetët e tyre për të siguruar paqe dhe siguri në Kosovë, shkruan arbresh.info.
“Në ditën e paqes kujtojmë dhe nderojmë burrat dhe gratë, ushtarët e NATO-s dhe KFOR-it që sakrifikuan jetën e tyre për të siguruar paqe dhe siguri në Kosovë. Qeveria dhe populli i Kosovës i shprehet mirënjohës NATO-s që kontribuon në Kosovë. Nuk e harrojmë të kaluarën dhe duam të kemi të ardhme të sigurtë”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka shtuar se Kosova synon anëtarësimin në NATO për të ndihmuar jo vetëm vetën dhe rajonin por këdo dhe kudo që ka nevojë.
“Kosova . Ne mirëpresim qëndrimin e përhershëm të NATO-s në Kosovë”, ka përfunduar Haradinaj./Arbresh.info
Homazhet në Kuvend për Qosjen, Kurti nderon akademikun
KRU: Konsumatorët me borxhe të papaguara rrezikojnë shkyçje ...
Kurti për Eliot Engel: Njihte të drejtën historike të Kosovë...
Endrit Thaçi uron babain për ditëlindje: Na mungon çdo ditë,...
Homazhet për Qosjen, Osmani nënshkruhet në Librin e Zisë
Hamza uron Hashim Thaçin për ditëlindje: Na ke munguar shumë...