Donald Trump dhe Kim Jong-un janë presidentët e parë të SHBA-ve respektivisht Koresë Veriore që takohen, në një zhvillim të paprecedent pas një viti të kërcënimeve të dyanshme.
Dyshja shtrëngoi duart në një hotel luksoz në Singapor para se të vazhdonin me bisedime, transmeton portali arbresh.info.

Trump tha se ishte bërë përparim i madh, dhe tha që së shpejti do të marrë pjesë në një ceremoni nënshkrimi me z. Kim.
Ata kanë diskutuar për uljen e tensioneve dhe çarmatimin bërthamor.

Megjithatë, nuk është ende e qartë se çfarë dokumenti do të nënshkruajnë udhëheqësit.
Analistët janë të ndarë sa i përket arritjeve të samitit. Disa e shohin si një propagandë fituese për Kim, e të tjerë si rrugë potenciale për paqe./Arbresh.info/
Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëron për pasoja të rënd...
Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në...
Çka u konfiskua në aksionin e Antidrogës në Suharekë? – poli...
“Je i pashpirt”, DJ Gimbo shpërthen ndaj Rogertit pas pyetje...
BE premton ndihmë humanitare emergjente për të mbështetur uk...
Garda e Iranit, në “listën e zezë” të BE/ Përcaktohet si org...