Agjencia amerikane për kërkime hapësinore, NASA, bëri të ditur se akullnaja më e madhe në botë ka filluar të lëvizë nga poli i jugut në drejtim të ujërave të ngrohtë.
Bëhet fjalë për një akullnajë me sipërfaqe prej 11.000 kilometrash katrorë, e cila 18 vjet më parë u shkëput nga pllaka e akullt antarktike e Rosit.
E përditshmja britanike “Daily Mail“ shkruan se videot e stacionit hapësinor ndërkombëtar shfaqin qartë akullnajën gjigante duke lëvizur në drejtim të ishujve South Georgia dhe South Sandwich në jug të Oqeanit Atlantik, transmeton raporton Anadolu Agency.
Shkencëtarët supozojnë se akullnaja do të shkrihet me të hyrë në detrat e ngrohtë.
Në 18 vitet e kaluara, ishulli i akullt lundronte i lirë rreth Antartikut, duke përshkuar afër 10.000 kilometra.
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...