Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mohuar të ketë njohuri për vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila ka hedhur poshtë ankesën e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, duke marrë vendim që ngritja e pagave për kabinetin qeveritar nuk është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.
Haradinaj nuk ka dashur të komentojë lidhur me këtë çështje, duke thënë se ende nuk e ka dëgjuar lajmin.
“Hala nuk e kam dëgjuar lajmin, po kam dëshirë ta ruajmë porosinë për këta të rinj dhe të reja”, tha ai.
Ai këto komente i bëri me rastin e vizitës në Qendrën Inovative të Kosovës (ICK), ku u njoftua nga afër me punën që bëhet aty.
Haradinaj vizitoi të gjitha hapësirat e punës në ICK, derisa shprehi gatishmëri që si qeveri të mbështesin ndërmarrësit e ri.
I kënaqur me ato që pa në ICK, Haradinaj tha se angazhime të tilla, inovative dhe krijuese, janë shumë të mira për Kosovën.
Ndërsa drejtori i ICK-së, Uranik Begu, e quajti lajm të mirë premtimin e kryeministrit për të ndihmuar ndërmarrësinë në vend.

Gjykata ia pezullon përkohësisht Trumpit projektin 400-milio...
Presidenti i Turqisë, Erdogan reagon pas fitores së kombëtar...
Haxhiu pas humbjes nga Turqia: Kosova nuk ndalet
Gjenerali amerikan: 11 mijë sulme ndaj Iranit, nisën misione...
“Kokën lart, djema”, Kryetari i PDK-së i ngushëllon lojtarët...
Kosovës i shuhet ëndrra për Botëror, mposhtet nga Turqia