Dje është mbajtur një prej evenimenteve më të rëndësishme të bukurisë, “Miss Shqipëria”. Të shumtë ishin personazhet e famshëm që ishin të pranishëm në këtë 20-vjetor, mes të cilëve edhe vajzat që kanë marrë pjesë ndër vite në këtë kompeticion.
Një prej tyre ishte edhe Zaimina Vasjari, e cila para se të bëhej këngëtare, ka fituar “Miss Shqipëria 2002”.
Pasi kanë kaluar kaq shumë vite që prej asaj kohe, Zaimina e përshkruan atë eksperiencë si një ndër më të bukurat e jetës së saj.
E pranishme në 20-vjetorin e këtij evenimenti, ish-Miss-i është shprehur se pavarësisht vështirësive dhe mundësive të pakta që ofroheshin në atë kohë, kjo kishte mbetur një prej eksperiencave më të bukura për të. Dhe për ata që e kishin harruar, ja si dukej Zaimina në vitin 2002, kur u shpall Miss Shqipëria.

Platini: Komplot për të më larguar nga presidenca e FIFA-s
Hargreaves: Pavarësisht rezultateteve, bashkëpunimi i partiv...
Kapen mbi 30 mijë euro të padeklaruara në kufirin e Kosovës
24% e votave të numëruara: TOP 5 më të votuarit nga secila p...
Kongo, numri i të viktimave nga Ebola shkon në 100
Vrasja e 11-vjeçares në Francë, arrestohet edhe vëllai i të ...