Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit ka nisur hetime për një restorant ( i njohur për redaksinë) të Gjilanit. Rasti është raportuar në polici nga ankues që dhjetëra persona janë helmuar nga ushqimi të cilët kanë ngrënë iftar ditën e premte.
Zëdhënësi i PK-së për këtë rajon, Ismet Hashani ka konfirmuar për Indeksonline këtë rast. Ai ka treguar se sipas informatave të para në spitalin rajonal të qytetit janë të shtrirë gjashtë (6) persona.
Më tej, ai ka thënë se njësiti i policisë në Novobordë është duke zhvilluar hetime përkitazi me rastin në fjalë.
Ndërkaq, Indeksonline mëson se janë rreth 20 persona të cilët janë helmuar nga ushqimi në Gjilan. Të njëjtit sipas burimeve kanë simptoma kryesisht me helmim dhe me temperaturë.
Indeksonline iu sjellë edhe disa foto nga spitali rajonal i Gjilanit:
/Indeksonline/



Mbappe: Gjithmonë kam thënë se është i vetmi klub për të cil...
Gërvalla kritikon Ramën për editorialin e përbashkët me Vuçi...
Sylvinho me “dhimbje koke” – humb yllin kr...
Performancat e shkëlqyera këtë edicion, Fermin kap vlerën 10...
Sylejman Elshani emërohet zëvendësministër në Ministrinë e S...
Ndikimi i turizmit, Shqipërisë i duhen 1.9 miliardë euro ush...