Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) ka rrëzuar dënimin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të ish-nënkryetarit të Kongresit Demokratik të Kongos Jean-Pierre Bemba.
Ky i fundit u shpall fajtor në vitin 2016 për krimet e kryera në Republikën Fqinje të Afrikës Qendrore (CAR), gjatë viteve 2002-2003.
Bemba u akuzua se nuk arriti të parandalonte rebelët e tij, që të kryenin vrasje dhe përdhunime makabre, por një gjykatës tani ka thënë se ai nuk mund të mbante përgjegjësi për veprimet e tyre.
Christine Van den Wijngaert gjithashtu tha se gjykatësit në rastin e vitit 2016 kishin dështuar të merrnin parasysh përpjekjet e tij për të ndaluar krimet, pasi ai ishte i vetëdijshëm se po ndodhnin.
Vendimi për të rrëzuar dënimin 18-vjeçar ndaj Bemba, u përshëndet me brohoritje nga mbështetësit e tij në sallën e gjyqit.
Por grupi i të drejtave të njeriut “Amnesty International” tha se ishte një kjo ishte një goditje e madhe për viktimat e një “fushate të tmerrshme të përdhunimit”, ndërsa u bëri thirrje autoriteteve të dyfishojnë përpjekjet e tyre për të ndjekur penalisht ata që e kishin kryer atë./tch/
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës
Leverkusen-Bayern, s’ka fitues në derbin gjerman
Irani njofton lëshime të reja raketash kundër Izraelit
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin e forcave të arma...