Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta me parë në lagjen 15 në Spital të Durrësit, ku një burrë ka vrarë bashkëshorten pas një konflikti në familje.
Ç.Sh. 42 vjeç, ka qëlluar me sende të forta të shoqen, Adriana. Sh. 40 vjeçe, ndërsa ndodheshin në banesën e tyre, duke e lënë të vdekur.
Ajo eshte transportuar në spital, por nuk ka mundur t’u bëjë ballë plagëve të marra në kokë.
Autori është shoqëruar në polici dhe po merret në pyetje për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë.
Njoftimi i policisë:
Durrës Informacion paraprak më datë 08.06.2018, rreth orës 19:55 në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës ka shkuar e lënduar në kokë dhe ndërruar jetë shtetasia A. Sh.
40 vjeçe banuese në lagjen Nr. 15, Durrës.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se autor i dyshuar është bashkëshorti i saj, shtetasi Ç.Sh. 42 vjeç, i cili e ka goditur me mjete të forta.
Shtetasi i mësipërm është shoqëruar në ambientet e Policisë Durrës, i cili po pyetet mbi rrethanat e ngjarjes.
Remitencat në Kosovë arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025...
Tërnava: Mesazhi i Fitër Bajramit është paqja, lutemi që Zot...
Kurti: Presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese për presidenti...
ATK nis zbatimin e marrëveshjes Kosovë–Itali për eliminimin...
Dogana e Kosovës asgjëson mallra të falsifikuara me markën t...
Presidenti Begaj pret me ceremoni Princin dhe Mjeshtrin e Ma...