Sot në Klubin e deputetëve në Shkup, nën organizim të Komisionit Kombëtar për Luftën kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore dhe Migracionit të Paligjshëm të Republikës së Maqedonisë u mbajt një seminar për shkëmbimin e përvojave për ushtrimin e të drejtës së kompensimit për viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nikoqir organizator i ngjarjes ishte Koordinatori Kombëtar për Luftën kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore dhe Migracionit të Paligjshëm të Republikës së Maqedonisë, Magdalena Nestorovska. Përveç ngjarjes, përveç përfaqësuesve të Komisionit Kombëtar, Sekretariatit të Komisionit Kombëtar, organizatave ndërkombëtare dhe përfaqësuesve të shoqatave civile, në ngjaje morën pjesë edhe përfaqësues nga Republika e Kosovës, të cilët kanë punuar drejtpërsëdrejti në përgatitjen e Ligjit për kompensimin e viktimave të krimit.
Qëllimi i punëtorisë ishte prezantimi i përvojave dhe praktikave të mira për bashkëpunim dhe implementimin e Ligjit të Kosovës për kompensimin e viktimave të krimeve, përvojat nga të cila do të përfitohen në përgatitjen e Ligjit për Fondin e kompensimin e viktimave të krimit të dhunshëm në Republikën e Maqedonisë.
Pacolli: Politika në Kosovë po dominohet nga interesa person...
Sot varroset 55-vjeçarja e cila u gjend e vdekur në lumin Lu...
Haxhiu pret sot në takim Komisioneren për Zgjerim, Marta Kos
Kurti pret sot Komisioneren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos
Netanyahu: Sot Irani është më i dobët se kurrë, Izraeli vijo...
Diell, vranësira dhe reshje lokale, moti për të premten