Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar për të zgjedhur Gjermaninë, Belgjikë, Afrikën e Jugut dhe Republikën Dominikane dhe Indonezinë për një mandat dyvjeçar në Këshillin e Sigurimit që fillon nga 2019.
Indonezia ka marrë më shumë vota se Maldivet në zgjedhjen e vetme me kundër-kandidat, katër kandidatët tjerë nuk kishin kundërshtarë, transmeton portali arbresh.info.
Kandidatët jokontestues ende duhet të fitojnë më shumë se dy të tretat e votimit të përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme për t’u zgjedhur.
Këshilli është i vetmi trup i OKB-së që mund të marrë vendime ligjërisht të detyrueshme dhe ka fuqinë për të vendosur sanksione dhe për të autorizuar përdorimin e forcës./Arbresh.info/
IPK rekomandon suspendimin e një polici trafiku në Prishtinë
“Për ne, ai ka qenë gjithmonë hero”: Jeta e Afrim Bunjakut n...
Begaj reagon për vdekjen e Rexhep Qosjes: Një mendje e shqua...
Bedri Hamza ngushëllon familjen e Rexhep Qosjes
Moment viral në Ferma VIP: Mimoza i kërkon dron Era Istrefit
Kuvendi miraton Projektligjin për Shtetësinë