Në një konferencë për media në zyrat e PDK-së Ministri i Drejtësisë Alebarda Tahiri ka kërkuar nga partitë politike që ti bashkohen nismës së PDK-së për reformën zgjedhore që Kadri Veseli ka formuar një platformë pesë pikëshe.
“Përmes kësaj konference PDK dëshiron të i rikujtoj partive politike se konsensusi për temat të rëndësishme të Kosovës të gjejnë një unitet dhe të fillojnë reformat zgjedhore.
Në platformën pesë pikësh ka thënë se reforma zgjedhore është çështje e rëndësishme dhe duhet të gjejmë një gjuhë të përbashkët e ti lëmë anash inatet partiake pasi që më interes janë qytetarët. Vetë reforma zgjedhore e sheh si një proces që do të ndihmonte që procesi zgjedhor të mbahet ashtu siç duhet të drejta dhe demokratike. Pjesë e kësaj reforme do të jenë edhe shoqëria civile që në fund të arrijmë një konsensus. Konsiderojmë se hapja e kapitullit të reformës zgjedhore është hapë i rëndësishëm dhe tregon gadishmërinë e partive për të ndryshuar për të mirë të vendit”, ka thënë Tahiri.
Ndërsa për mungesën e tij në seancën parlamentare ku po diskutohet për korrupsionin Tahiri ka thënë së interpelanca sot është thirrur për Kryeministrin Ramush Haradinaj./Arbresh.info
Komanda Amerikane mohon pretendimet iraniane: Nuk ka avion t...
22 vjet nga trazirat e marsit
Ylli i Man Cityt merr vendimin për t’u larguar nga klubi pas...
Vdes babai i dëshmorit Ferit Curri, Haradinaj: La pas një je...
Një i mitur nga Lipjani përfundon në QKUK, arrestohen të dy ...
Tragjedia që tronditi Gjakovën: Çfarë dihet për vrasjen dhe ...