Kërcënohen me grevë sindikalistët e ‘Trepçës’

08:15 | 8 Qershor 2018
V. S.

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të “Trepçës” konsideron se në statutin e “Trepçës”, i miratuar nga Qeveria e Kosovës, nuk janë përfshirë kërkesat e punëtorëve dhe ato nuk janë marrë parasysh nga Bordi. “Trepça” në veri i kërkon Bordit Mbikëqyrës të “Trepçës” leje për shitjen e koncentratit të zinkut, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Statuti i “Trepçës” i miratuar në Qeverinë e Kosovës nuk u ka pëlqyer minatorëve dhe punëtorëve të “Trepçës”, pasi kërkesat e tyre të parashtruara nuk janë përfshirë në të.

Sindikalistët kanë shprehur shqetësimet e tyre për situatën e krijuar pas hartimit të statutit, në të cilin, siç thonë sindikalistët e “Trepçës” “nuk janë përfshirë  kërkesat e punëtorëve.

Kreu i Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të “Trepçës”, Shyqyri Sadiku, i është drejtuar me një letër kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, me të cilën i ka shprehur kryeministrit të vendit shqetësimet e minatorëve./Zëri/

Të ngjashme