
Students of Mehmet Akif College in Kosovo protest the arrest and deportation of their teachers in Kosovo capital Pristina on Thursday, March 29, 2018. Kosovo police have arrested and deported to Turkey six Turks a doctor and five teachers working with a group of schools owned by the cleric who Turkish President Recep Tayyip Erdogan blames for an attempted coup two years ago. (AP Photo/Visar Kryeziu)
Bashkëshortja dhe dy djemtë e Mustafa Erdemit, drejtor i kolegjit “Mehmet Akif”, i arrestuar dhe i dëbuar muaj më parë për në Turqi, kanë ikur nga Kosova dhe besohet se kanë kërkuar azil në Gjermani. Largimin e tyre nga vendi e kanë konfirmuar për “Zërin” koordinatori i Kolegjit, si dhe avokati mbrojtës. Ambasada Gjermane është deklaruar se nuk mund t’i konfirmojë këto informata, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Arrestimi dhe dëbimi për në Turqi i Mustafa Erdemit, drejtor i kolegjit “Mehmet Akif”, ka bërë që familjarët e tyre të mos ndihen të sigurt në Kosovë pavarësisht premtimit të kryeministrit Ramush Haradinaj se Qeveria të cilën ai e drejton do të kujdeset për ta.
Pikërisht për shkak të frikës së mund të ekstradohen për në Turqi në të njëjtën mënyrë si kryefamiljari i tyre Mustafa Erdem, bashkëshortja dhe dy djemtë e tij tashmë janë larguar nga Kosova.
Burime të gazetës “Zëri” bëjnë të ditur se bashkëshortja dhe dy djemtë e Mustafa Erdemit ndodhen në Gjermani, në të cilën besohet se kanë kërkuar azil.
Largimin nga Kosova të bashkëshortes dhe të djemve të Mustafa Erdemit e ka konfirmuar për “Zërin” edhe koordinatori i kolegjit “Mehmet Akif”, Alush Ergini, si dhe avokati mbrojtës./ Zëri/
E rëndë/ Vetura godet për vdekje 27-vjeçarin në rrugën Mitro...
Ambasadori britanik në veri, flet me përfaqësues të Listës S...
Çfarë nuk duhet të mungojë në sofër për Bajram?
CBS: Irani ekzekuton 19-vjeçarin anëtar të ekipit kombëtar t...
Aksident tragjik në Prizren, humbë jetën një 29-vjeçar
Kostelancik: Bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri-Kroaci, një sinjal...