Ndërhyrja e politikës në futboll shihet si diçka e palejuar dhe e patolerueshme nga organizmat drejtues të këtij sporti, si FIFA dhe UEFA, por këtë herë duket se duhet përshëndetur.
Bëhet fjalë për Federatë e Futbollit në Ganë, e cila është shkrirë së funksionuari sot, nga ana e ministrit të Sporteve Isaac Asiama.
Kjo pasi presidenti i kësaj federate ishte fotografuar teksa pranonte një dhuratë prej plot 65 mijë dollarësh, nga një gazetar i infiltruar.
I shtirur si një biznesmen i interesuar të investojë në futboll, gazetari fiksoi momentin kur presidenti Kwesi Nyantakyi mori shumën e parave, ndërsa në këmbim i kishte premtuar favore.
Korrespondentët thonë se hetimi i fshehtë nga gazetari kontradiktor Anas Aremayaw Anas ka ngritur pyetje rreth natyrës së futbollit në Afrikë.
Nga ana tjetër, ministri i sporteve deklaroi se tashmë kjo federatë është shpërndarë me efekt të menjëhershëm, ndërsa pritet të merren masa për t’u riorganizuar sërish./tch/
E rëndë në Itali: Nëna hidhet nga ballkoni me tre fëmijët e ...
Nesër mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Rënie e lehtë e çmimit të naftës në Kosovë
Dështon mbledhja e Komisionit Shëndetësorë
Cristiano Ronaldo dhe djali i tij, bashkë në një ekip? Një ë...
BILD: Sebastian Hoeneß kandidat potencial për ta marrë drejt...