Kryeministri i ri i Spanjës, Socialisti Pedro Sanchez ka prezantuar kabinetin e tij të ri.
Zgjedhjet e tij japin sinjal të qartë që Spanja dëshiron të forcojë rolin e saj brenda BE-së, transmeton portali arbresh.info.
E diçka e veçantë është se ka më shumë gra në kabinet gjithsej 11, e gjashtë burra. Kjo e bën numrin më të lartë që ka pasur ndonjëherë administrata spanjolle që kur u kthye në demokraci më 1978.
Duke ju drejtuar gazetarëve, Sanchez tha për kabinetin e tij të ri: “Të gjithë janë shumë të kualifikuar dhe sjellin një thirrje për shërbimin publik dhe reflektojnë më të mirën e Spanjës. Është barazia pro-gjinore, ndër gjenerata, e hapur për botën, por e ankoruar në Bashkimin Evropian”.
Gratë tani do të udhëheqin me ekonominë, financat dhe mbrojtjen si dhe do të marrin një post të zëvendëskryeministrit. Gratë gjithashtu do të kryesojnë gjyqësorin, arsimin, mjedisin dhe ministritë e buxhetit të vendit./Arbresh.info/
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...