Manchester United do të ketë prioritet më para transferimin e Gareth Bales sesa të Cristiano Ronaldos këtë verë.
United është në merkato në kërkim të rekrutimit të emrave të mëdhenj derisa ata vazhdojnë përpjekjet për të ndërtuar një skuadër që mund të luftoj kundër Manchester Cityt sezonin e ardhshëm, transmeton portali arbresh.info.
Ata janë alarmuar pas finales së Ligës së Kampionëve kur të dy, Gareth Bale dhe Ronaldo, sugjeruan se mund të largohet nga Real Madridi. Bale dhe Ronaldo është përfolur për rikthim në Premierë Ligë gjatë viteve të kaluara dhe deklaratat e tyre kanë bërë që drejtorët te klubi në Old Trafford të reagojnë për transferimin e tyre.
‘Manchester Evening News’ raporton që United ka vendosur për të siguruar më para shërbimet e Bales sesa të Ronaldos para sezonit 2018/19.
United besohet se është duke vëzhguar nga afër gjendjen e Bales, i cili zbuloi se do të zhvillojë bisedimet me Real Madridin dhe agjentin e tij, Jonathan Barnett.
Nga ana tjetër, Real Madridi pritet të kërkojë më shumë se 100 milionë euro për të lejuar largimin e reprezentuesit uellsian./arbresh.info/
Zhduket një 16-vjeçare, në Hajvali
Travel and Tour World: Turistët e huaj zgjedhin Parkun Kombë...
Mblidhet KQZ-ja, pritet certifikimi i kandidatëve dhe listës...
Capello për penalltinë e Liverpoolit: Ishte skandaloze, simu...
Moti në Shqipëri me diell në pjesën më të madhe të vendit, v...
Banorët zbulojnë të pathënat për Toneyn dhe Benitën