Një grua që ishte pas timonit ka shtypur me veturë një burrë, i cili po e ndihmonte që të parkoj në një hapësirë derisa po lëvizte mbrapa.
Gruaja në veturën e zezë po mundohen të parkohej para një restoranti, kur një burrë u ndal dhe vendosi ta ndihmojë duke i dhënë instruksione, transmeton Daily Mail.
Megjithatë, ai mbeti me brinjë të thyer, këmbë dhe disa gërvishtje të thella, kur në një moment ajo humbi kontrollin dhe shtypi shumë pedalin e gazit.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin rrëqethës në qytetin Hanoi në Vietnam, ku shihet se si burri që ishte mbrapa duke e udhëzuar gruan si të parkohet në një moment humb kontrollin mbi pedalin dhe e shtyp për muri burrin.
Për fat të mirë, ishin kalimtarët e rastit që reaguan me kohë dhe ndihmuan burrin që e dërguan me urgjencë në spital. Aty është konstatuar se si rezultat i shtypjes me veturë ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Megjithatë, gjendja e tij shëndetësore u përmirësua me kalimin e ditëve. /arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...