Stacioni policor i qytetit Messa në Arizonë ka publikuar një video të filmuar nga kamerat e sigurisë, ku shihen policët duke goditur me grushta dhe shqelma Robert Johnsonin, 35-vjeç, të cilin më pas e përplasin për tokë dhe e prangosin, raporton New York Times.
Videoja që zgjat 20 minuta dhe që është shpërndarë në rrjetet sociale, fillon me daljen e një polici nga ashensori, i cili e ndal Johnsonin dhe Eric Reyes për t’i marrë në pyetje, transmeton Telegrafi.
Dhe kështu tre minuta më vonë, shfaqen edhe tre policë tjerë që e rrethojnë Johnsonin edhe pse nuk shfaqte shenja agresiviteti. Megjithatë, duhet marrë parasysh se videoja nuk ka audio, dhe për këtë nuk dihet se çfarë biseduan gjatë asaj kohe.
Kamerat e sigurisë më pas tregojnë se si policët e prangosin Johnsonin dhe i lidhin këmbët. Ndërsa në minutën e 11-të, derisa po e fusnin në ashensor, njëri prej policëve ia përplas kokën në derën e ashensorit. Dhe sikur kjo të mos u mjaftonte, ata e rikthejnë në tokë, duke e detyruar të qëndroj aty edhe për disa minuta.
Pamjet ndërpriten kur ia lidhin një peshqir të bardhë në gojë dhe e fusin në ashensor. Sipas informacioneve të para, Johsnon më vonë është akuzuar për sjellje të pahijshme, ndërsa policia ishte telefonuar nga një grua e cila kishte deklaruar se Reyes është munduar të futet me dhunë në apartamentin e saj.
Policia e Arizonës fillimisht është munduar ta arsyetoj veprimin e zyrtarëve policorë, duke thënë se Reyes nuk është rrahur pasi i është bindur urdhrave të policisë, ndërsa Johnson jo.
“Kjo video nuk tregon punën e përditshme që e kryejmë. Edhe ata janë njerëz dhe në shikim të parë gjithsesi se duket si një gabim. Punë juaj dhe e imja është të gjejmë përgjigjet se çfarë ka ndodhur në të vërtetë”, ka deklaruar rreshteri Ramon Batista.
Po transportonin drejt Greqisë 44 pako me lëndë narkotike, a...
Rikthehet Liga Unike, Ylli përballet me Apollonian
Gjini pret përfaqësuesit e “Liria ka Emër”, mbështet marshin...
Administrata Trump paralajmëron veprime të reja ushtarake nd...
Të shtëna në Podujevë, një person terrorizon qytetin me kall...
Arrestohet një inspektor i punës nën dyshimin për ryshfet