Kryepeshkopi Jeronimis: Çështjet siç është ajo e emrit nuk zgjidhen me protesta

10:51 | 6 Qershor 2018
Arbresh.info

Kryepeshkopi grek Jeronimis konsideron se çështjet, siç është ajo e kontestit të emrit, nuk zgjidhet me protesta.

Për dallim nga protesta në Athinë prej para katër muajve, kur Kisha ortodokse greke e përkrahu tubimin dhe ka marrë pjesë me tre përfaqësues, tani kryepeshkopi grek thotë se qëndrimi i tij është se çështjet e tilla nuk zgjidhen me protesta.

“Pozita e kishës është e fuqishme dhe atë e tregojmë dhe sërish e tregojmë dhe e përsërisim. Kisha tha: emrin Maqedoni nuk është lehtë ta japim, ta huazojmë. Qëndrimet e mia janë se me këto çështje nuk përballemi me protesta, me britma etj. Përgjegjës është Parlamenti, do të vendosë, do të ndërmarrim përgjegjësi dhe diçka tjetër Parlamenti nuk është vetëm, votohet nga populli”, tha Jeronimis, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas vizitës në Qendrën ekologjike për arsim parashkollor./MIA

Shpërndaje në rrjete sociale