Ndëshkimi me tri ndeshje mos lojë nuk pritet t’i shkaktoj probleme portierit Gianluigi Buffon para transferimit të tij në Paris Saint Germain.
Dje u konfirmua zyrtarisht se portieri është ndëshkuar pas komenteve të tij ndaj gjyqtarit Michael Oliver pas eliminimit të Juventusit në Ligë të Kampionëve nga Real Madridi, transmeton portali arbresh.info.
40-vjeçari pritet të lë pas dorezat në fund të sezonit, por duket se kur do të largohet nga Zonja e Vjetër më pas do t’i bashkohet Paris Saint Germainit.
‘Gazzetta dello Sport’ mëngjesin e sotëm (e mërkurë) thekson që ndëshkimi ndaj tij nuk do të ketë ndonjë problem në lidhje me këtë çështje derisa kanë mbetur vetëm edhe disa detaje për tu finalizuar para se Buffon të nënshkruaj me kampionin e Francës.
Portieri legjendar do të fitoj rreth 4 milionë euro për sezon dhe do të garoj me Alphonse Areolan për vendin me numër 1./arbresh.info/
Përfundojnë bisedimet e fazës së parë ShBA-Iran
Vjosa Osmani merr pjesë në varrimin e babait të Albulena Hax...
Trump: Po fillojmë procesin e pastrimit të Ngushticës së Hor...
Gazetari shqiptar që vepron në Amerikë: Kjo ishte historia m...
Kurti me deputetë e ministra të VV-së të pranishëm në varrim...
Ka filluar takimi i shumëpritur mes SHBA-së dhe Iranit