Kërkimi nga Real Madridi për transferimin e superyllit Neymar këtë verë nuk po shfaq shenja se do të ndalet.
E përditshmja spanjolle ‘Marca’, e cila gjendet me seli në Madrid, pretendon se kampi i brazilianit vazhdon të qëndroj pozitiv rreth mundësisë që lojtari i tyre të transferohet në Bernabeu, transmeton portali arbresh.info.
Mendohet që Neymar është shënjestra kryesore e ‘Los Blancos’ dhe lojtari mban çelësin rreth këtij transferimi.
Real Madridi ende nuk ka nisur bisedimet me Paris Saint Germainit, megjithëse reprezentuesit në Madrid thuhet se janë në kontakt të vazhdueshëm me njerëzit e 26 vjeçarit.
Sezoni i parë i shkëlqyer i Neymarit në Parc des Princes pas transferimit prej 222 milionë euro nga Barcelona verën e kaluar përfundoi në muajin shkurt si pasojë e lëndimit, megjithëse reprezentuesi i Brazilit është rikthyer dhe është në dispozicion për Kampionatin Botëror këtë muaj në Rusi./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...