Kosova aranzhon dy ndeshje miqësore, luhen në ‘Adem Jashari’

16:58 | 4 Qershor 2018
Arbresh.info

Krahas grumbullimeve të Përfaqësueses të meshkujve, FFK-ja rëndësi të veçantë po i kushton edhe Përfaqësueses A të femrave, njofton FFK, përcjellë arbresh.info.

Kështu siç bën të ditur drejtori për marrëdhënie me jashtë dhe i ekipeve Përfaqësuese, Artan Govori.

Kosova do të grumbullohet nga data 10 qershor, pasi është arritur pajtueshmëri me Federatën e Futbollit të Maqedonisë, që të zhvillohen dy ndeshje miqësore me Kombëtaren e Maqedonisë.

Prandaj ndeshja e parë do të zhvillohet më 12 qershor në orën 17.00, ndërsa ndeshja e dytë do të zhvillohet më 14 qershor në orën 12.00.

Të dyja ndeshjet do të zhvillohen në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Me qëllim të zhvillimit të futbollit të femrave FFK-ja do të vazhdojë të bëjë grumbullime tjera dhe do të organizojë ndeshje miqësore me rivalë tjerë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale