Pas samitit të Sofjes, në Varshavë të Polonisë, po mbahet takimi i asamblesë politike të Partive Popullore Evropiane, ku Kosova përfaqësohet nga nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.
Sipas një komunikate të dërguar nga Lidhja Demokratike, kjo parti është angazhuar për çështjen e liberalizimin të vizave edhe pse pushteti, sipas LDK’së, po dërgon sinjale negative.
Komunikata e plotë:
Pas samitit të suksesshëm të Sofjes, në Varshavë të Polonisë, po mbahet takimi i rregullt i asamblesë politike të Partive Popullore Evropiane, ku Kosova përfaqësohet nga nënkryetari i LDK-së, z. Lutfi Haziri.
Sundimi i ligjit, liberalizimi vizave dhe dialogu me fqinjtë – mbetet fokusi kryesor i shteteve evropiane në raport me Kosovën.
LDK, si partia më e madhe në Kosovë dhe si lidere e opozitës, po angazhohet me tërë kapacitetet që Kosova të jetë përfituese në këta mekanizma, si dhe për marrjen e datës për liberalizim, përkundër faktit që partitë qeverisëse po dërgojnë sinjale shumë negative në Bruksel sa i përket përmbushjes së obligimeve.
Prishtina shënon Ditën Botërore të Veshkës me aktivitete ndë...
Infarkti nuk shfaqet njësoj tek gratë dhe burrat: Simptomat ...
Raportohet se një person i ka vënë zjarrin vetës në Zvicër n...
“Pirati dëshiron të bëjë histori” – Mallor...
Digjet një punëtori dhe një objekt ndihmës në Mushtisht
80 vjeçari i zhdukur: Ende asnjë gjurmë nga Alush Kastrati