Të gjithë mediat rozë janë shndërruar në një zhurmues rreth Rihanna-s, e cila mendohet se është ndarë nga i dashuri i saj miliarder, Hasaan Jameel.
Burime për “Media Take Out News” ka raportuar tek revista “Elle” se ky vendim u mor nga këngëtarja 30-vjeçare vetëm sepse ajo ndonjëherë lodhet nga meshkujt dhe dëshiron privatësinë e saj.
Ndarja e papritur duket se e ka lënë zemërthyer biznesmenin, ndërkohë që për herë të fundit ata janë fotografuar bashkë në muajin janar.
Rihanna dhe Jameel e kanë mbajtur marrëdhënien e tyre diskrete duke mos postuar asnjë foto me njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe po të mos ishte për paparacët, ajo nuk do të kishte ekzistuar kurrë në syrin e publikut.
Vetëm pak javë më parë këngëtarja e hitit “Lemons” e konfirmoi lidhjen e saj në një intervistë për revistën “Vogue” dhe thashethemet për këtë ndarje i kanë habitur të gjithë pasi ajo shfaqej shumë e lumtur.
Gati dy orë nga takimi Kurti-Abdixhiku
Fitore e madhe e Prishtinës së Re ndaj rivalit direkt për mb...
Kurti priti Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, flasin për...
Autoritetet gjermane: Irani duhet të ndalojë programin bë...
Nga Korça, Rama mbërrin me helikopter në Vlorë
Diskutimet për Presidentin, Kurti pyetet se çfarë oferte ka ...