Tifozët në Evian nuk reshtën së mbështeturi Kombëtaren në miqësoren ndaj Ukrainës edhe pse rezultati ishte i thellë në favor të miqve. Por, ata humbën durimin në fund, duke e vërshëllyer edhe Christian Panuccin.
Çfarë keni bërë gjatë këtyre ditëve për të ndezur zjarrin që mungoi ndaj Kosovës?
“Duket se futbollistët nuk kanë qenë në kushtet e duhura fizike në këto dy takime, ndaj ishte e pamundur të ndizje zjarrin. Nëse nuk je në gjendjen e duhur fizike, nuk mund të vraposh, nuk mund të luash dhe mbi të gjitha nuk mund të punosh. Më falni, sepse duhet të largohem…”
Panucci la në gjysmë intervistën pasi nuk është lejuar nga tifozët.
Ata janë shfaqur tejet të irrituar teksa kanë detyruar trajnerin Panucci të ndërpresë intervistën për “Supersport”.
Vërshëllimat dhe thirrjet kundra tij nga tifozët kanë bërë që italiani të largohet menjëherë nga intervista “live”.
Humbja 4-1 nga Ukraina, është e dyta me radhë për Shqipërinë, pas asj 3-0 nga Kosova.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...