Kllounë, shpatarë, kërcimtarë dhe personazhe përrallash, pushtuan qendrën e Korçës mbrëmjen e së shtunës në ceremoninë tradicionale të karnavale.
Dhjetëra grupe parakaluan në bulevardin e Korçës, ndërsa çdo njëri prej tyre prezantoi një fabul në sheshin para Katedrales.
“Vijmë nga Bullgaria. Është hera e parë dhe na pëlqejnë karnavalet. Unë mbaj veshur një kostum karnavalesh, të cilin ne e ndryshojmë një herë në tre vjet”, thotë një turist i huaj në qytetin juglindor, shkruan TCH.
Muzika klasike, kërcimet, ballot me maska apo dhe këngët tradicionale e romantike të serenatës korçare nuk munguan.
Qindra qytetarë ndoqën paradën e organizuar në këtë mënyrë për të 11 vit në Korçë, ku sjell edhe traditën e vjetër qytetare që daton para viteve 40 të shekullit të kaluar.
Në formën e kësaj ceremonie, që prej vitit 2008, karnavalet çelin edhe sezonin turistik në Korçë. /TCH//
Në Speciale vazhdon gjykimi në rastin ‘Administrimi i drejtë...
Sot 28 vjet nga rënia heroike e familjes Jashari
Kuadratet e FSK-së do të rreshtohen për nder të Epopesë së U...
Shënohet Epopeja e UÇK-së, tri ditë aktivitete në mbarë vend...
Sot përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit
Parashikimi i motit për të enjten