Sekretari i Përgjithshëm dhe zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, İbrahim Kalın, tha se nuk është për t’u habitur që SHBA vendosi veton ndaj projektrezolutës së Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara (KS-OKB), e cila kërkonte mbrojtje për popullin e Palestinës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kalın, në një deklaratë nga rrjeti social Twitter ka bërë një vlerësim në lidhje me veton e SHBA-ve ndaj projektrezolutës së KS-OKB e cila kërkonte mbrojtje për popullin palestinez.
“Kjo tregon se ata nuk janë pranë atij që ka të drejtë, por janë pranë të fortit. Populli palestinez dhe Kudsi nuk janë vetëm. Mbështetja jonë do të vazhdojë për kauzën e tyre të drejtë”, është shprehur Kalın.
Kalın në profilin e tij në Twitter ka postuar edhe lajmin që Anadolu Agency (AA) ka publikuar në lidhje me këtë çështje.
Kujtojmë se SHBA vendosi veto ndaj projektrezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila kërkoi mbrojtje për popullin palestinez.
Stones pritet të largohet nga Man City në fund të sezonit
Trump: Iranianët po humbasin 500 milionë dollarë në ditë nga...
Shefja në detyrë e BE-së takon Kurtin, i prezanton gjetjet e...
Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...
Babai vrau tetë fëmijë – një grua dhe një fëmijë thuhe...