Gareth Bale ishte lojtari i vetëm i skuadrës së Real Madridit që nuk i dërgoi mesazh lamtumirës Zinedine Zidanes pas dorëheqjes së tij si trajner.
Kapiteni i Madridit, Sergio Ramos e përshëndeti dje Zidanen, i cili njoftoi se do të largohet nga pozita e tij vetëm pesë ditë pas triumfit historik duke fituar tri herë radhazi Ligën e Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
E gjithë pjesa tjetër e skuadrës së plotë të Real Madridi ndjeku kapitenin e klubit duke postuar mesazhe emocionuese në llogaritë e tyre në rrjete sociale, por Bale rezistoi t’i bashkohet atyre.
Sulmuesi uellsian nuk e mbajti sekret se ishte i pakënaqur me rolin e tij nën udhëheqjen e Zidanes në Madrid dhe është përcaktuar që të takohet me reprezentuesit e tij në klub këtë muaj për të sqaruar pozitën e tij pas interesimit nga Manchester United.
Megjithatë, situata personale e Bales tani mund të përmirësohet nën udhëheqjen e trajnerit të ri pasi Zidane më nuk është te bankina./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...