Zinedine Zidane iu dërgoi një mesazh emocionues në WhatsApp lojtarëve të Real Madridit për t’i informuar se do të largohet nga posti i tij si trajner.
45-vjeçari ka folur me kapitenin e klubit, Serio Ramosin, në telefon para se t’i njoftoj të gjithë pjesën tjetër të skuadrës rreth vendimit të tij, transmeton portali arbresh.info.
“Faleminderit për gjithçka. Pa mbështetjen tuaj në momentet më të këqija asgjë që ne kemi bërë nuk do të ishte e mundur. Do të shihemi me njëri-tjetrin së shpejti, ju përqafoj”, shkroi ai.
Trajneri francez ka fituar më së shumti trofe te klubi në historinë moderne duke siguruar gjatë kohës së tij nëntë trofe brenda vetëm dy sezoneve e gjysmë, përfshirë tre tituj radhazi në Ligë të Kampionëve.
Vendimi i tij, i cili i prezantua pasditen e djeshme, ishte befasues për presidentin e klubit Florentino Perez, i cili pranoi se nuk kanë pasur kohë për të menduar rreth pasardhësit të tij të mundshëm, ndonëse Mauricio Pochettino vazhdon të udhëheq garën për detyrën në Bernabeu./arbresh.info/
Sveçla priti në takim delegacionin e Komitetit të Këshillit ...
AUV tërheq nga tregu formula ushqimore për foshnje të import...
Ovouka vlerëson Celjen para takimit të parë
Kurti takon Sir Geoffrey Nice, diskutojnë bashkëpunimin dhe ...
Haxhiu priti në takim Shefin e Zyrës së BE-së, diskutuan për...
Bashkimi konfirmon rikthimin e Kyan Andersonit për finalen e...