Evropa, Kanadaja dhe Meksika janë duke planifikuar lëvizje hakmarrëse, pasi presidenti Trump vendosi tarifa të reja në importin e çelikut dhe aluminit në SHBA.
Bashkimi Evropian ka lëshuar një listë 10-faqëshe të tarifave në mallrat amerikane duke nisur nga motoçikletat Harley-Davidson deri tek produktet ushqimore, transmeton portali arbresh.info.
Ajo gjithashtu planifikon të sfidojë masën në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT).
Trump pretendoi se tarifat do të mbrojnë prodhuesit e çelikut në SHBA, të cilat ishin jetike për sigurinë kombëtare.
Presidenti francez Emmanuel Macron i bëri thirrje Trumpit për t’i thënë atij se tarifat ishin “të paligjshme” – një term që bëri jehonë nga Bernd Lange, kryetar i komitetit të tregtisë ndërkombëtare të Parlamentit Evropian.
Euro-deputetët shpresonin që të shmangej lufta tregtare, por paralajmëroi se veprimi i zotit Trump demonstroi se presidenti amerikan ishte “jo i gatshëm t’i përmbahet rregullave”.
Ministri i Ekonomisë i Gjermanisë, Peter Altmaier, shpresonte se një përgjigje vendimtare e BE do ta bënte Trump të rishqyrtojë vendimin e tij./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...