Në seancën e sotme në Kuvendin e Maqedonisë është paraparë që të votohen ministrat e rinj, me të cilat edhe u zgjerua shumica parlamentare.
Në seancën e thirur për sot, deputetët do të duhet të zgjedhin dy ministra dhe dy zëvendës ministra të rinj që vijnë nga Lëvizja Besa, PDSH dhe Partia Demokratike Turke.
Bardhyl Dauti dhe Musadik Beqiri nga PDSH pritet të emërohen ministër pa resor, gjegjësisht zv.ministër i Transportit dhe Lidhjeve, ndërsa Asaf Ademi dhe Faton Selani nga Lëvizja Besa e Afrim Gashit do të zgjidhen në postin e ministrit të Kulturës, gjegjësisht sekretar shtetëror në Ministrinë e Drejtësisë.
Ndarja e drejtorive dhe posteve të tjera në eshalonin e tretë të Qeverisë, mund të pritet vetëm pas javës së ardhshme.
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...
Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e pakalueshme për kamionë, shkak re...
Rrëzohet një aeroplan privat në Brazil, katër të vdekur
Kërcënoi dhe shau Ramush Haradinajn, Prokuroria: I dyshuari ...
12-vjeçari shqiptar vdes pasi rrezohet nga dritarja e ndërte...