Më 24 qershor qytetarët e Turqisë do t’i drejtohen kutive të votimeve për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Presidenti aktual, Rexhep Taip Erdogan synon ta mbajë pushtetin, por një kundër-kandidat është optimist se munda ta rrëzojë atë nga posti i presidentit.
Ai është Muharrem Ince, një social-demokrat i cili është kandidat për president i partisë Cumhuriyet Halk Partisi (CHP), e cila është partia më e madhe opozitare në vend. Shumë qytetarë turq, të cilët janë të shqetësuar për të ardhmen e vendit të tyre, i mbështesin shpresat e tyre në këtë parti, raporton sot gazeta gjermane Bild.
Nëse Ince arrin të shkojë në raundin e dytë të zgjedhjeve – në balotazh – me Erdoganin, atëherë mundësitë e përmbysjes janë reale.
Në një intervistë për gazetën gjermane Bild, Ince ka deklaruar se dallimi mes tij dhe Erdoganit është se “unë besoj në demokraci” për dallim nga presidenti aktual turk, që sipas Ince, “e përdor demokracinë për qëëlime të veta”.
“Unë jam një person që besoj në demokraci. Ai [Erdogani, v.j] është një person që e përdor demokracinë për qëllimet e tij idelogjike. Në 16 vitet e fundit ai ka arritur të bëjë gjithçka që duhet për ta shkatërruar Turqinë”, ka thënë Ince.
Kapën me bidonë nafte të vjedhur, tre të arrestuar në Prisht...
SHBA publikon pamje të anijes iraniane të sekuestruar
Kanosje ndaj stafit mjekësor në Podujevë, i dyshuari lirohet...
Tërmeti në Japoni, plagosen 6 persona, 2 në gjendje të rëndë
Minnesota e Atlanta barazojnë serinë, Cleveland shënon fitor...
Irani kërkon lirimin e anijes së mallrave dhe ekuipazhit të ...