Android M tani zyrtarisht quhet ‘Android 6.0 Marshmallow’. Objekti i ri i vendosur pranë ndërtesës Android HQ në Kaliforni tani është i hapur për fotografët.
Platforma Android M është zbuluar gjatë konferencës vjetore I/O në muajin maj, ku është paralajmëruar se do publikohet gjatë kësaj vere. Versioni madhështor i ardhshëm i sistemit operativ Android është përpjekur për të optimizuar performacën duke ulur kështu nivelin e përdorimin të RAM-it për të përmirësuar njëkohësisht edhe kohëzgjatjen e baterisë.
Android M do prezantojë edhe mbështetjen e sensorëve për njohjen e shenjave të gishtave, shkruan arbresh.info. Një aplikacion i veçantë për të kontrolluar atë se në çfarë kanë qasje aplikacionet në telefonin tuaj do të jetë gjithashtu në këtë version të ri.
Sistemi operativ Android Marshmallow pritet që së pari të jetë në dispozicion për pajisjet Nexus brenda vjeshtës./arbresh.info
Netanyahu beson se Trumpi mund të ndihmojë në arritjen e një...
“Bomberi”, Astrit Berisha do të jetë forcë shtes...
Llapi prezanton futbollistin e ri, Xhels Rushiti
Dehari thotë se pyetja e deputetëve për votim të fshehtë ose...
Bajrami: LVV po e çon vendin drejt përmbysjes së rendit kush...
Hülkenberg në podium të Formula 1, për herë të parë në histo...