Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka bërë akuza të rënda ndaj Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), duke e cilësuar si përgjegjëse për, siç tha ajo, rrezikimin e rendit kushtetues në vend.
Në një postim në Facebook, Bajrami theksoi se përpjekjet e LVV-së për ta zgjedhur Albulena Haxhiun në krye të Kuvendit kanë dështuar vazhdimisht, duke e cilësuar këtë qasje si politike të imponimit.
“LVV po e çon vendin drejt përmbysjes së rendit kushtetues. Në gjashtë seanca të hapura, Albulena Haxhiu ka dështuar të sigurojë votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryetare e Kuvendit. Po ashtu, Lëvizja Vetëvendosje ka dështuar në 34 tentativa për të formuar komisionin për votim të fshehtë”, shkroi ajo.
Bajrami ka përmendur edhe interpretimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila sipas saj, ka sqaruar qartë që deputetët janë të lirë të votojnë sipas vullnetit të tyre dhe jo sipas direktivave të Albin Kurtit.
Ajo ka pyetur për qëllimin e përsëritjes së këtij skenari dhe ka paralajmëruar pasoja të rënda nëse kriza aktuale institucionale thellohet më tej.
“Vetëvendosje mund ta përsërisë këtë skenar edhe dhjetë herë të tjera, por çfarë arrihet me këto përpjekje të dështuara? Përgjegjësia për pasojat bie plotësisht mbi LVV-në”, ka përfunduar reagimin e saj deputetja Bajrami.
Supremja: Reagimi i Qeverisë në detyrë, ndërhyrje e papranue...
Trump: Armët amerikane tashmë po dërgohen në Ukrainë
Liverpool shumë shpejtë pritet t’i hap bisedimet zyrta...
Aksident në aksin Skërficë-Sarandë, makina e turistes spanjo...
Njësia Speciale bastis objektin ku ndodhen disa agjenci shte...
Administrata Trump do të djegë 500 tonë ushqime që ishin ble...