Jemi duke shkuar shumë ngadalë, por drejt telefonave të mençur që mund të palosen dhe Samsung pritet të jetë i pari me këtë super teknologji. Megjithatë, nuk do të jetë i vetëm pasi LG Display është duke zhvilluar gjithashtu panelet e saj OLED me aftësi për tu palosur, ndonëse së bashku me shumë kompani të tjera.
Sipas një raporti që vjen nga Koreja Jugore, LG Display është vënë në partneritet me kompaninë Apple, Google dhe Microsoft për të krijuar panele të ekraneve të lakuara, shkruan portali arbresh.info. Po ashtu, divizioni i telefonave të mençur të kompanisë është gjithashtu pjesë e kësaj skuadre.
Nuk është kjo hera e parë që ne jemi duke dëgjuar rreth përpjekjeve të kompanisë LG për të krijuar ekrane që mund të palosen. Është një kohë e gjatë që kur kompania ka shfaqur prototipat e saj, kështu që prodhimi i tyre mund të mos jetë edhe larg. Sidoqoftë, analistët spekulojnë që Samsung mund të ketë ende më shumë eksperiencë kur është fjala tek prodhimi i ekraneve fleksibile.
Raporti nuk specifikon se kur pikërisht konsumatorët aktual mund të presin pajisje me ekrane që mund të palosen, megjithëse përmendët një panel OLED fleksibil për iPhone-in e vitit 2017. Por, termi ‘fleksibil’ në këtë rast do të thotë se mund të përdoret thjeshtë për një ekran të lakuar dhe jo i gjithi fleksibil./arbresh.info
Gjashtë shenja të cilat na paralajmërojnë që menjëherë duhet...
Artistja më e dëgjuar në Britani, Dua mposht Taylor Swift dh...
“Procesi i anëtarësimit, një mundësi historike”/ Rama: Situa...
Nënshkrimi i kontratës 12 milionëshe për Stadiumin e Gjilani...
Tërmeti me magnitudë 4 godet jugun e Stambollit
Manchester City fiton ndaj Bournemouthit, bën hap të madh dr...