Bokseri nga Juniku, Robin Haxhi Krasniqi, i cili u shpall kampion i botës në WBA dhe kampion i botës në IBO në kategorinë gjysmë të rëndë, është kthyer në Kosovë.
Krasniqi arriti të shpallej kampion i botës në këto kategori pas triumfit ndaj Dominic Boeselit ditë më parë.
Në “Klan Kosova”, Krasniqi është rrëfyer për shumë gjëra nga karriera e tij si dhe për të ardhmen.
Mes të tjerash, ai ka folur edhe për legjendën e boksit, Luan Krasniqin dhe raportet që ka me të.“Luani si për të tjerët, edhe nga unë gëzon respekt dhe e kam pasur inspirim”, deklaroi Krasniqi.
Me Luanin nuk kemi pasur ndonjë kontakt apo bashkëpunim. Pak i kam kërkuar ndihmë në fillim, por e kam parë që ai ishte tejet i zënë”, potencoi ai.
“Suksesi im vjen vetëm falë punës sime, nga vetvetja”, përfundoi Krasniqi.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...