Përfaqësues nga zona e Vërmicës, përkatësisht nga Lugina e Drinit, kanë ndërmarrë nismën që pasuritë natyrore të kësaj ane të futen nën mbrojtjen ligjore.
Ideja për këtë çështje është prezantuar para organeve komunale të Prizrenit, në mënyrë që ato t’i bashkohen iniciativës së komunitetit dhe t’i bindin institucionet qendrore për domosdonë e mbrojtjes së kësaj ane.
“Kërkesë jona është që zona e Vërmicës apo Lugina e Drinit, siç quhet pjesa nga Vërmica deri në Gjonaj, të shpallet zonë e mbrojtur, që do të thotë ose park nacional, ose zonë turistike. Kërkesa e komunitetit është e kamotshme dhe ajo është që këtë pasuri natyrore ta mbrojë ose pushteti lokal, ose niveli qendror”, ka thënë Salajdin Fanaj nga Vërmica, njëherësh edhe këshilltar komunal nga radhët e LDK-së në KK të Prizrenit.
Sipas tij me mbrojtje ligjore do të mundësohej ofrimi i sigurisë më të madhe fizike për qytetarët dhe vizitorët. Kryesuesi i KK-së së Prizrenit, Kujtim Gashi, ka pohuar se menaxhimi i ujërave është kompetencë e nivelit qendror, prandaj dhe ka sugjeruar se fillimisht duhet shqyrtuar dispozitat ligjore nëse KK-ja mund të marrë ndonjë vendim.
Hekuran Gashi: Lehtësim për bizneset – me Qeverinë Kurti 3, ...
PZAP dënon LVV-në me 6 mijë euro
Policia gati për sigurinë dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve të p...
Burim i brendshëm i Juventusit: Livakoviq është në lojë
Pasaporta shqiptare: Procedura për artistët dhe sportistët
IPK-ja arrestoi 41 zyrtarë policorë sivjet, pranoi mbi dy mi...