Përleshje mes azilantëve shqiptar e eritreanë, 16 të lënduar

09:58 | 14 Prill 2015

Në qendrën për pranim të azilkërkuesve në Harburg të Hamburgut, gjatë vikendit kanë ndodhur rrahje masive në mes të banorëve.

Rrahja ka ndodhur në mes të shqiptarëve dhe eritreanëve dhe, për pasojë, lëndime kanë pësuar 16 ndërsa janë arrestuar 18 veta, të gjithë meshkuj, nga 20 deri 40 vjeç. Në rrahjen ku janë përdorur shkopinj dhe objekte të tjera të forta, kane marrë pjesë rreth 40 persona.

Përfaqësuesit e autoritete të brendshme e shpjegojnë gjendjen e tensionuar me mbipopullimin e qendrës së azilit dhe me tejkalimin e afatit të lejuar ligjor (mbi tre muaj) të qëndrimit të refugjatëve në këtë ambient.

Si hap të parë, autoritetet e qytetit kanë ndarë shqiptarët dhe eritreanët e armiqësuar, duke i vendosur në objekte të ndara.

Por, për t`i ndarë palët e armiqësuara, përgjegjësve të sigurisë në qendër u është dashur të kërkojnë ndihmë masive nga policia, shkruan welt.de. 19 makina policore, një tren me policë federalë si dhe një helikopter policor kanë arritur të sjellin qetësi në qendër.

Por, edhe te dielën, disa nga personat që më parë ishin marrë nga policia janë kthyer në qendër dhe i kanë sulmuar sërish banorët tjerë, transmeton albinfo.ch. Ata kishin sulmuar një konteiner tjetër banimi me ç`rast u kishin vënë zjarrin dyshekut dhe rrobave të një banori. Policia është detyruar të ndërhynte sërish

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara