Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka vlerësuar Panairin e Industrisë së Mbrojtjes në Stamboll, si mundësi për avancim të kapaciteteve të mbrojtjes.
“Ky panair ofron një platformë të shkëlqyer për të diskutuar avancimin e kapaciteteve logjistike dhe luftarake, si dhe për të identifikuar mundësi të reja për investim dhe bashkëpunim. Qëllimi ynë afatgjatë mbetet forcimi i sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare përmes investimeve strategjike dhe zhvillimit të infrastrukturës së nevojshme”, ka shkruar ai.
Maqedonci ka takuar përfaqësues të kompanive prodhuese të pajisjeve ushtarake, me qëllim të intensifikimit të marrëdhënieve dhe eksplorimit të mundësive për furnizimin e ushtrisë së Kosovës.
“Pjesëmarrja në këtë panair është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të kapaciteteve tona dhe sigurimin e njohurive dhe teknologjisë më të avancuar për ushtrinë e Kosovës. Ne jemi të përkushtuar për të ndërtuar një të ardhme më të sigurt për vendin tonë”, ka shkruar Maqedonci.
Arrihet marrëveshja, Alonso merr drejtimin e Chelsea-s
Ngjarje e rëndë në Itali: Vetura godet këmbësorët në turmë, ...
Edi Rama fton qytetarët ta votojnë Alis në Eurovision: ‘Nan’...
“Kjo është situatë ilire” – Kurti në mes të natyrës i habitu...
Incident në Vjenë, përfaqësues të Serbisë tentojnë t’ua larg...
Trump paralajmëron Iranin: I pret një kohë shumë e keqe nëse...