Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Komunës së Lipjanit, Ilir Tasholli ka njoftuar për dorëheqjen nga gara.
“Dua t’ju njoftoj se, për arsye objektive, kam vendosur të ndal aktivitetin tim politik brenda Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të tërhiqem nga kandidatura për Kryetar të Komunës së Lipjanit, si dhe nga të gjitha funksionet që kam ushtruar deri më tani”, ka shkruar ai në facebook.
Tasholli nuk ka dhënë detaje se pse është marrë ky vendim.
“Ky vendim nuk ka qenë i lehtë, por është marrë me bindjen se në këtë fazë, një hap i tillë është më i miri për rrugëtimin tim të mëtejmë”, vazhdon postimi.
Kryetari aktual i Komunës së Lipjanit është Imri Ahmeti, nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe ka qenë në këtë detyrë pa ndërprerje që nga dhjetori i vitit 2013, duke e siguruar mandatin e tretë radhazi në nëntor 2021.
Si të votoni me postë? KQZ-ja jep udhëzimet
Çmimi i arit shënon rritje rekord, +65% brenda një viti
Haaland i pandalshëm: Dy gola, rekord historik dhe fitore e ...
Dyshohet se vrau foshnjën, arrestohet 20-vjeçarja në Tiranë
Britania shkurton fondet kundër ndikimit rus në Ballkanin Pe...
Trump paralajmëron vizitë në Florida, zbardh temat që do dis...