Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha, ka folur rreth deklaratës së bërë sot nga nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, se do të ishte gabim historik nëse nuk do të arrihej një pajtim Mustafa-Kurti për një koalicion për ndërtimin e institucioneve të reja.
Hoxha ka thënë se Osmani do të ishte mirë të kuptonte se një gabim historik ishte edhe fakti që ajo përfaqësoi në zgjedhje Isa Mustafën, Agim Veliun e Lutfi Hazirin.
Shkrimi i plotë i Elvis Hoxhës:
Vjosa Osmani tha se është gabim historik për vendin nëse nuk bëhet koalicioni qeveritar VV-LDK. Do të ishte më mirë të gjente se gabimi historik ishte fakti që ajo përfaqësoi në zgjedhje Isa Mustafën, Lutfi Hazirin dhe Agim Veliun. Ky mashtrim është gabimi i vërtetë historik që kryen LDK-ja me votuesit e saj.
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë