Analisti Haki Abazi ka thënë se koalicioni LDK-Vetëvendosje do të kthente situatën në normalitet.
Abazi ka thënë se përfshirja e çdo subjekti tjetër politikë në koalicionin LDK-Vetëvendosje do të rëndonte reformat e thella që duhej të merreshin nga ky koalicion.
Ky koalicion nuk do ta bënte Kosovën kopsht me lule, por do ta kthente Kosovën në një situatë normale të funksionimit të shtetit dhe ç’kapjen e shtetit nga kapilaret e PDK-së”, tha ai në RTV Dukagjini.
Analisti ka thënë se LDK-së i janë vrarë njerëz në momentin kur kjo parti ka pasur mundësinë për të bërë reforma shtetërore. Ndërsa për Vetëvendosjen, thotë se në momentin kur ka arritur pikën kulminante për të marrë pushtetin, “e kanë tradhtuar personat që janë betuar për ç’kapje të shtetit”.
Abazi ka thënë se PDK ka rrëzuar qeverinë e Isa Mustafës në momentin kur ky i fundit e ka ç’kapur ATK-në nga njerëzit e PDK-së.
Duke folur për situatën e krijuar pas dorëheqjes së Haradinajt, Abazi ka thënë se përmes Listës Serbe nuk është e pamundur formimi i një shumice të re qeverisëse.
Votat “surprizuese” të Messit në The Best, mbështetje për PS...
Sulmi në Bondi, Albanese njofton masa të ashpra kundër gjuhë...
Kuvendi i Shqipërisë mbanë sot seancë plenare, shqyrton një ...
Orban si avokat i Vuçiqit në Bruksel: Serbia vendi kyç i BP,...
Nga burgu në SPAK/ Ilir Meta dëshmon sot për “21 Janarin”
Drita sonte mbyll fazën e ligës në Ligën e Konferencës, në M...