Kandidatja për kryetare të Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, ka votuar sot në qendrën e votimit 0202X, në shkollën “Yll Morina” në Gjakovë.
Me këtë rast, kryetarja Kusari Lila, ka thënë se është me rëndësi që çdo qytetarë të ushtroj të drejtën e votës së lirë dhe të ndjehet pjesë e zgjedhjes për Komunën e Gjakovës.
“Konsideroj se gjithë fushata dhe gjithë procesi deri me tani ka shkuar në mënyrë të rregullt dhe të qetë. Po shpresoj që cdo qytetar do ta shfrytëzoj të drejtën e votës, edhe pse ende mbetet brengë në vete mos pastrimi i listave, gjë kjo që krijon hapësirë për keqpërdorime, por kam besimin që komisionerët dhe gjithë të tjerët që janë të involvuar në këtë proces do jenë të përgjegjshëm në detyrë konform edhe përgjegjësisë ligjore”, tha ndër të tjera kryetarja Mimoza Kusari Lila
Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit
Erdogani uron Fitër Bajramin: Zoti e shkatërroftë Izraelin