Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka premtuar Fond të Punësimit për të rinjtë e Podujevës për jetësimin e ideve të tyre ndërmarrëse.
Përmes një statusi në llogarinë e tij, Veseli ka thënë se të rinjtë e Podujevës meritojnë trajtim më të mirë prej qeverisjes lokale.
“Podujeva e ka rastin e mirë për t’u bërë pjesë e Forcës së Ndryshimit me PDK-në. Të rinjtë e saj, me potenciale të mëdha, meritojnë trajtim më të mirë prej qeverisjes lokale. Atyre u premtova se në çdo komunë ku qeveris PDK-ja, përfshirë edhe Podujevën, do të krijohet një Fond i Punësimit për studentët e diplomuar që do angazhohen me punë praktike në institucione. Me këto fonde komunale të punësimit, ne do t’i stimulojmë të rinjtë për t’i jetësuar edhe idetë e tyre ndërmarrëse”, ka shkruar Veseli.

Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...