Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, gjatë hapjes së fushatës zgjedhore në Prizren, tha se askund më shumë se në Prizren nuk mund ta përqojnë mesazhin e përgjegjësisë së tyre për qytetarët dhe askush nuk i jep më shumë kuptim, se sa angazhimi për një jetë me të mirë dhe forcimin e sovranitetit të shtetit.
Kreu i PDK tha se ata besojnë në shtetin dhe institucionet, e po ashtu në partnerët e shtetit, sepse janë forca e ndryshimit dhe fitores për Kosovën.
Veseli u tha gjithë kandidatëve për kryetar të komunave, dhe kandidatëve për e asamble komunale, se nuk ka asgjë me sublime se sa t’iu shërbejnë qytetarëve, ndërsa premtoi se nuk do të lejojnë asnjëherë njerëz që shkelin ligjin të kenë pozita udhëheqëse, madje nuk do t’i lënë as në parti nëse shohin shkeljen më të vogël të ligjit.
Veseli shtoi se Kosova ka nevojë për fabrika dhe punësimin e të rinjve, ndërsa pohoi, se Kosova do ta kalojë ankthin e papunësisë. Për t’i arritur këto, Veseli tha se ndryshimi fillon me komunën dhe qytetarin.
Trump pranon armëpushim dyjavësh me Iranin
Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane
Tensionet rajonale/ SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqy...