Shpend Ahmeti, kryetari i Prishtinës i cili synon sërish të marrë këtë post, ka thënë se nuk mund të diskriminojë një person vetëm pse është në partinë e tij.
Ahmeti gjatë një interviste në emisionin “Zona e Prishtinës” në Klan Kosova ka përmendur dy raste të udhëheqësve të ndërrmarjeve publike.
“Halil Mustafa ka qenë drejtor i trafikut urban, ka qenë në LDK para se të hyjë në Vetëvendosje”.
“Nexhat Kryeziu është zgjedhur zëvendësguvernator i BQK-së, dhe pastaj ka kaluar në Vetëvendosje”.
I pari i Prishtinës ka theksuar që ka kërkuar nga Ambasada Britanike që të caktojë një kompani që të bëjë vlerësimin e njerëzve që duhet të caktohet për drejtorë./klankosova
Dy emigrantë gjenden të vdekur në malet e Shqipërisë, polici...
Lëndohen pesë persona nga aksidenti mes dy veturave në Tomoc...
Rriten sërish çmimet globale të ushqimeve
Muriqi: Golin ndaj Real Madrid ua dedikoj të gjithë shqiptar...
Haxhiu pas marrjes së detyrës: Institucionet do të funksiono...
Pacolli përshëndet nga Lugano: Ju uroj një vikend të qetë e ...