Kandidatët për deputetë nga radhët e AKR-së kanë mbajtur sot një tubim në fshatin Dabishevc të Prishtinës.
Kandidati Korab Sejdiu tha para banorëve të kësaj ane se lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli kudo që shkon mburret me vendin e tij dhe me njerëzit e kësaj ane, shkruan arbresh.info.
“Jemi duke punuar shumë. Kemi bërë një koalicion të shkëlqyeshëm. Me 11 qershor mos ta lëmë askënd në shtëpi vota që rri në shtëpi është për PDK-në”, ka thënë Sejdiu.
Ndërkaq, Myzejene Selmani po ashtu kandidate për deputete tha se në listën e AKR-së janë njerëzit më të mirë dhe më të besueshëm.
“Në listat e AKR-së i keni njerëzit më të mirë, më të besueshëm, jepni një mundësi që familjet, fëmijët e juaj të kenë një të ardhme më ndryshe. Shpresoj që Gollaku ka ditë çdo herë të dijë edhe me 11 qershor”, tha Selmani./Arbresh.info.
Trump urdhëron zgjatjen e bllokadës detare ndaj Iranit
Rritet çmimi i naftës në Kosovë, arrin 1.68 euro për litër
Trump për Merz: Ai nuk e di çfarë po flet për Iranin
Ndodh puthja e parë në Ferma VIP 3 mes Vanesës dhe Indrit
Dragone në Kosovë: NATO rikonfirmon përkushtimin për siguri ...
Kështu duket skena e Eurovisionit këtë vit