Arban Abrashi nga LDK-ja pati kritika për qeverisjen e Shpend Ahmetit duke thënë që rreth 80 milionë euro janë të humbura brenda katër vjetësh nga buxheti i kësaj komune.
Këtë kategorikisht e ka mohuar kryetari aktual i kryeqytetit Ahmeti, përderisa ka thënë që mbetja më e madhe e buxhetit ishte rreth 60 milionë, kur edhe e ka marrë mandatin.
Tutje Abrashi ka akuzuar Ahmetin që e ka vonuar shpërndarjen e banesave sociale.
“Sa i përket banesave sociale, është e padrejte të luhet me ndjenja të njerëzve. Dy blloqe të banesave që kanë qenë të gatshme prej 2014-ës nuk janë shpërnda deri një muaj para zgjedhjeve” deklaroi Abrashi, njofton Klan Kosova.
E Ahmeti pati akuza për ndarjen e banesave për punëtorët, drejtorët dhe asamblistët e komunës, gjatë qeverisjes së LDK-së.
Shaquan Jules, MVP i javës së 20-të
Presidenti Begaj sot e nesër qëndron për vizitë zyrtare në K...
Votohet në parim buxheti për vitin 2026, leximi i dytë më 20...
Kryeministri Kurti e pret Ramën me ceremoni solemne në Qever...
Policia e Prishtinës sekuestron 8 armë dhe municione të ndry...
Kurti mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Paraja rrëfen...