Prokurori i Shtetit, përmes një komunikate për medie ka njoftuar opinionin publik që deri në ora 12 në tërë territorin e Republikës së Kosovës, janë raportuar dy raste me tre persona të ndaluar, lidhur me procesin zgjedhor që është duke u zhvilluar sot, shkruan arbresh.info.
“Dy persona janë ndaluar si të dyshuar për kryerje të veprës penale nga neni 215, “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”, i Kodit Penal i Republikës së Kosovë. Ndërsa, një person është ndaluar me dyshimin për kryerje të veprës penale nga neni 220, “Asgjësimi i dokumenteve të votimit”, i Kodi Penal të Republikës së Kosovë”, thuhet në komunikatë.
Dy të ndaluarit e parë janë nga Komuna e Parteshit, ndërsa i ndaluari i tretë është nga Komuna e Mitrovicë së Jugut.
Prokurori i Shtetit në vazhdimësi do të njoftojë opinionin publik me të gjitha veprimet që do të ndërmerr lidhur me mbrojtjen e votës./arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...