Google ADS

Mustafa: PDK e ka kapur shtetin, LDK do të bëjë të mundur ç’kapjen e tij

17:51 | 1 Qershor 2017
Arbresh.info

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK),bashkë me partnerët e koalicionit Aleacen Kosova e Re (AKR) dhe Alternativa, kanë hapur fushatën në Prishtinë, përcjellë arbresh.

Kryetari i LDK’së Isa Mustafa, që në fillim të këtij tubimi ka folur për rrëzimin e qeverisë së tij nga ish partneri i koalicionit PDK, për të ciliën tha se “ata u munduan që të na thyejnë por e thyen vetën”.

“Nga frika se do t’i mundim ata u dorëzuan, dhe dorëzohen edhe në këtë fushatë para nesh, sepse ne do të dalim fitues”, ka thënë Mustafa.

Ai ka bërë të ditur se mysafir në këtë tubim është edhe, kryetari i Partive Popullore Europiane  (EPP), Joseph Daul, anëtare ku është edhe LDK.

Tutje Mustafa, ka thënë se ky koalicion do t’i fitojë zgjedhjet, do ta themelojë qeverinë dhe do të qeverisë në interes të qytetarëve të Kosovës.

Mustafa në fjalën e tij ka thënë bërja bashkë e PDK-AAK-Nisma, tregon se ata shahen ditën e përqafohen natën.

Kjo sipas tij tregon se PDK e ka kapur shtetin, dhe LDK do të bëjë të mundur shkapjen e tij.

Mustafa ka lavdëruar qeverisjen e tij, duke thënë se kanë ndaluar trenin serb që të futet në Kosovë, e edhe i kanë detyruar që të rrënojnë murin në veri ata që kishin ndërtuar atë.

Të ngjashme